Rodri është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës, pas shumë vitesh te Machester City. Për të përshëndetur tifozët e ekipit anglez ai ka shkruar një letër të gjatë në rrjetet sociale.
Një mesazh prekës nga mesfushori spanjoll, i cili ka bërë edhe pak shaka, sidomos me ish-trajnerin e tij, spanjollin tjetër Pep Guardiola:
“Pep, tani mund të ta them, nuk arrija dot t’i menaxhoja gjithë ato taktika në kokën time”, – ka shkruar Rodri me nota humori. Ai ka zbuluar dëshirën që kishte në momentin e firmës me Manchester City, të mësonte gjithçka nga trajneri katalanas. Tashmë të dy janë larguar nga “qytetarët”.
Teilen: