Wednesday, 19. August 2026
Sport

🔥 Askush nuk e priste këtë kthesë te milani! Një “i larguar” po kthehet në njeriun e besuar të Amorim

GS 19/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ruben Loftus-Cheek dukej se ishte një nga lojtarët që do të largohej nga AC Milan këtë verë. Tani, situata ka ndryshuar plotësisht dhe anglezi pritet të qëndrojë në skuadër.

Në fillim të verës, largimi i Loftus-Cheek dukej pothuajse i pashmangshëm. Mesfushori ishte mes emrave që konsideroheshin jashtë planeve, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e kontratës së tij.

Por tani gjithçka ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas Gazzetta dello Sport, Loftus-Cheek ka arritur të bindë trajnerin Ruben Amorim me paraqitjet e tij gjatë fazës përgatitore. Anglezi është një nga vetëm dy lojtarët, së bashku me Strahinja Pavlovic, që ka startuar në çdo ndeshje të fazës parasezonale, përcjell ORAinfo.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj situate lidhet edhe me dëmtimet që kanë prekur skuadrën. Amorim është detyruar t’i besojë Loftus-Cheek dhe mesfushori ka shfrytëzuar në maksimum mundësinë e marrë, përcjell ORAinfo.

Edhe pse nuk konsiderohet një mesfushor tipik ofensiv, Loftus-Cheek ka treguar se mund të luajë një rol të rëndësishëm në sistemin e trajnerit portugez. Ai ka ofruar fizik, forcë dhe alternativa në fazën sulmuese, duke bindur stafin teknik se mund të jetë i dobishëm gjatë sezonit.

Sigurisht, nuk kanë munguar momentet zhgënjyese, por performancat e tij kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar perceptimin rreth të ardhmes së tij.

Nga një largim që dukej i sigurt, Loftus-Cheek tashmë është kthyer në një lojtar që Milani mund të mbajë në skuadër.

Një kthesë e madhe për anglezin, i cili mund të ketë fituar një tjetër shans për të treguar vlerat e tij në San Siro. /ORAinfo/

Teilen: