Barcelona po planifikon një fund të ngjeshur të afatit kalimtar veror, ndërsa klubi katalunas po punon për të përforcuar disa pozita në skuadër.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Barcelona ka identifikuar portierin kroat Dominik Livakovic si një nga objektivat kryesorë për të ardhmen dhe tashmë i ka dërguar ofertë klubit turk Fenerbahçe.
Katalunasit raportohet se kanë ofruar rreth tre milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit, ndërsa Fenerbahçe është e gatshme ta shqyrtojë pozitivisht ofertën, pasi Livakovic nuk është më një prej zgjedhjeve kryesore në skuadër.
Ndërkohë, plani i Barcelonës është që, nëse arrihet marrëveshja, portieri kroat të huazohet gjatë sezonit 2026/27 dhe më pas të bashkohet me Barcelonën verën e ardhshme.
Livakovic pritet të jetë zëvendësues i Joan Garcias, ndërsa Barcelona po mendon për të ardhmen e portës për shkak të planit që Wojciech Szczesny të pensionohet në fund të sezonit 2026/27.
Megjithatë, marrëveshja për Livakovicin ende nuk është e sigurt. Barcelona do ta finalizonte transferimin vetëm nëse krijon hapësirë të mjaftueshme financiare. Prioriteti kryesor i klubit mbetet transferimi i një sulmuesi të ri, ndërsa mund të kërkohet edhe një mbrojtës qendror.
Për këtë arsye, Livakovic aktualisht shihet më shumë si një mundësi në treg sesa si prioritet i menjëhershëm i Barcelonës.