Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj sot do të zbresë në parket për një përballje historike në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
“Dardanët” do të përballen me Greqinë në ndeshjen e parë të tyre në këtë garë, në një sfidë që zhvillohet në palestrën “PalaMazzola” në Taranto.
Kosova bën pjesë në grupin e meshkujve së bashku me Greqinë, ndërsa kjo përballje pritet të jetë një tjetër mundësi për volejbollistët kosovarë që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.
“Dardanët” synojnë ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht dhe të luftojnë për çdo pikë në parketin e Tarantos.
Ndeshja Kosovë – Greqi do të fillojë sot nga ora 12:00.
Teilen: