Ajo që do të luhet sot në Egnatia Arena do të jetë një ndeshje që vlen shumë për të dy skuadrat, të cilat do të kërkojnë të hedhin një hap drejt fazës finale të Ligës së Europës.
Sfida mes Egnatias dhe Lillestrøm SK do të jetë e gjashta ku një formacion norvegjez sfidon një ekip shqiptar.
Stabæk, Aalesund, Strømsgodset dhe Molde janë ekipet norvegjeze, të cilat më parë janë ndeshur me ekipet shqiptare në kupat e Europës. Ndërsa Vålerengen është e pesta, por që kurrë nuk mundi të vizitonte Shqipërinë pasi për shkak të kontekstit politik KF Tirana hoqi dorë nga dueli i dyfishtë i vitit 1966.
Eksperienca e Lillestrøm SK në kompeticionet Europiane është e vogël pasi në total ka zhvilluar 64 ndeshje. 22 prej të cilave ka mundut t’i fitojë ndërsa 33 i ka humbur.
Fitorja e fundit e Lillestrøm SK larg Norvegjisë në kompeticionet Europiane daton në 2022 përballë Seinäjoen Jalkapallokerho.
Egnatia nga ana e saj në kupat e Europës numëron 9 ndeshje të luajtura në shtëpi prej tyre ka humbur vetëm një. VikinUgur Reykjavik i mposhti pak vite më parë në Shqipëri pas fitores që arritën të besuarit e Tetovës në Islandë. A.V.