Thursday, 20. August 2026
Sport

Zyrtare: Joao Cancelo rikthehet te Barcelona

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Joao Cancelo rikthehet zyrtarisht te Barcelona, ​​pasi ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2029.

Mbrojtësi anësor portugez vjen me parametra zero pas largimit nga Al Hilal; ai kishte kontratë me klubin saudit deri në vitin 2027, pasi ishte bashkuar me Barcelonën në formë huazimi prej tyre në janar të vitit 2026.

Cancelo e veshi për herë të parë fanellën e Barcelonës gjatë sezonit 2023/24 nën drejtimin e Xavit, ndërsa ishte i huazuar nga Manchester City. Në përfundim të asaj periudhe, ai kishte nënshkruar me Al-Hilal për 25 milionë euro.

Teilen: