Thursday, 20. August 2026
Sport

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Drita ka barazuar 2:2 me Inter D’Escaldes, në ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it për kualifikim në fazën e ligës në UEFA Conference League, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Hajdin Salihu kaloi kampionët e Kosovës në epërsi që në minutën e 4-t, por mysafirët nga Andorra barazuan në minutën e 13-të përmes Doni Berlangas.

Blerim Krasniqi riktheu epërsinë për Dritën në minutën e 42-të, pas asistimit të Igball Jasharit, ndërsa David Lopez vendosi rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 56-të.

Skuadra që do të kualifikohet në fazën e ligës do të vendoset në ndeshjen e kthimit

Teilen: