Manchester City po ndjek një marrëveshje për sulmuesin e krahut të Palmeiras, Allan. Sipas stafit të “citizens”, ai do të ishte i përshtatshëm për të zëvendësuar Savinho, që do të shkojë te Tottenham.
Allan, 22 vjeç, është një sulmues i krahut me këmbë të majtë që luan kryesisht në të djathtë si Savinho. Megjithatë, Palmeiras nuk ka ndërmend të negociojë për Allan deri në përfundimin e sezonit të tyre në dhjetor.
Palmeiras aktualisht është në krye të Serie A braziliane, madje luan ende në Copa do Brasil dhe Copa Libertadores (ekuivalenti i Ligës së Kampionëve në Amerikën e Jugut).
Allan ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij me Palmeiras, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.