Friday, 21. August 2026
Sport

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Malisheva ishte fare pranë që të shënonte fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Por është befasuar në minutat shtesë nga Drenica.

Ballafaqimi i xhiros së dytë, i zhvilluar të premten në stadiumin “Liman Gegaj”, u mbyll 1:1. 

Malisheva ishte në epërsi prej minutës së 41-të pas golit të Xhemal Ibishit. 

Deri në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat. Por ishte Drenica që shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen vendëse. Elvis Geci shënoi gol në minutën e parë të kohës shtesë. Ai realizoi nga afërsia për 1:1, pas topit të kthyer nga shtylla e qëlluar nga Altin Vojvoda. 

Malisheva i ka katër pikë nga dy ndeshje, ndërsa Drenica i ka dy pikë. 

Teilen: