Nuk ka vonuar gjatë dhe Mohamed Salah është bërë direkt protagonist te Trabzonspor. Egjiptiani ishte protagonisti kryesor në fitoren e sotme të Trabzonspor 2-1 ndaj Basaksehir, e vlefshme për javën e dytë të Superligës turke.
Kjo është fitorja e parë për Trabzonspor për këtë sezon, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në kampionat dhe humbjes 0-1 ndaj Ferencvarosh në Europa League.
Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të, ku Salah duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes, dërgoi topin në rrjetë.
Teilen: