Sunday, 23. August 2026
Futboll

Barcelona e nis sezonin e ri në transfertë, ka surpriza në formacion. Blerja e bujshme e verës në stol

GS 23/08/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona e nis sezonin e ri në La Liga me transfertën ndaj Elche. Pavarësisht se objektivi kryesor i katalanasve këtë sezon duket se është suksesi në Champions League, kjo nuk do të thotë që nuk do të luftojnë për të mbrojtur titullin kampion në La Liga.

Hansi Flick ka surprizuar jo pak me formacionin zyrtar. Në mbrojtje në krahun e djathtë, Flick ka vendosur të hedhë nga minuta e parë në fushë 19-vjeçarin Xavi Espart.

Blerja e bujshme e verës, Anthony Gordon, e nis nga stol. Transferimi tjetër, Karim Adeyemi, e nis si titullar në majë të sulmit.

Barcelona XI: Joan Garcia; Garcia, Christensen, Martín, Espart; Bernal, Gavi, Fermín Lopez; Raphinha, Adeyemi, Lamine Yamal

Teilen: