Sunday, 23. August 2026
Futboll

VIDEO: Juventus cinik, një gol për tre pikë në transfertë

GS 23/08/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Frosinone, në javën e parë në Serie A. Në minutën e 17-të, ishte Gleison Bremer që dha sinjalet e para, duke goditur me kokë pas një krosimi në zonë, por gjuajtja e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 22-të, Bremer tregohet i saktë këtë herë, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Francisco Conceicao në zonë. Duke përfituar edhe nga dalja jo e studiuar mirë e portierit kundërshtar, Bremer nuk fali këtë herë.

Teilen: