Milan i drejtuar nga Ruben Amorim e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Kuqezinjtë mposhtën 1-2 Torinon në transfertë, në sfidën e luajtur në stadiumin Olimpik.
Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi në pjesën e parë ishte në minutën e 30-të, ku Samuel Chukwueze futet në zonë dhe gjuan nga lart drejt shtyllës së djathtë, por portieri vendas, Mascardi, bën një pritje të shkëlqyer.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 64-të, ku Alphadjo Cisse gjeti golin, pas asistit të Adrien Rabiot. Ky është goli i parë në Serie A, për për sulmuesin e ri 19-vjeçar.
Teilen: