Në “Egnatia Arena” kampionët në fuqi nuk treguan mëshirë karshi Tiranës, e cila nisi sezonin e ri me një humbje të thellë.
Të besuarit e Nevil Dedes përdorën këtë ndeshje si një seancë stërvitore në vigjilje të takimit të kthimit me Lillestrom.

Diabate (9’), Ajetovikj (29’) dhe Sota (40’) ishin autorët e golave, të cilët i dhanë qetësinë e duhur vendasve për të administruar me qetësi pjesën e dytë për të marrë kështu tri pikët e para në këtë sezon të ri.
Për miqtë bardheblu ky start nuk mund të jetë inkurajues për trajnerin Dean Klafuriç, i cili për shkaqe jo sportive nuk mundi që të mbështetej në këtë ndeshje tek lojtarët e afruar gjatë verës.
Teilen: