Sunday, 23. August 2026
Futboll

Barcelonë e frikshme, katalanasit e nisin me “manita” sezonin e ri në La Liga (VIDEO)

GS 23/08/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona e ka nisur vrullshëm sezonin e ri në La Liga, pas fitores 0-5 në transfertë ndaj Elche. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku protagonist ishte Raphinha. Braziliani u pengua brenda zonës, arbitri jep penallti. Raphinha e godet vetë penalltinë dhe topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutat shtesë, ishte Karim Adeyemi që gjeti golin, pas asistit të Raphinha. Ky është goli i parë për sulmuesin gjerman në La Liga. SHIKOVIDEON

Shqetësim për katalanasit ishte dëmtimi i Gavit në fund të pjesës së parë, në vend të tij u fut Pedri. Në vijim do të mësohet nëse është diçka serioze ose jo.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit. Në minutën e 65-të largohet Lamine Yamal dhe në vend të tij futet Anthony Gordon, i cili u bë protagonist me dy asiste.

Në minutën e 67-të duke asistuar për Raphinha. Në minutën e 71-të, Gordon asiston sërish, këtë herë Fermin Lopez shënon. SHIKOGOLIN3

Në minutën e 79-të, Fermin Lopez shënoi golin e dytë personal, pas një asisti të mrekullueshëm të Xavi Espart. Rezultati final, 0-5 për Barcelonën. Katalanasit tregojnë dhëmbët që në javën e parë.

SHIKOGOLIN4

SHIKOGOLIN5

Teilen: