Monday, 24. August 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Rezultatet dhe renditja pas javës së parë, kryeson Egnatia

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar java e parë e edicionit të ri të “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RSTH. Ndeshjet ishin të programuara për t’u zhvilluar në tri ditë.

Java nisi të premten me barazimin 2-2 mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ndërsa të shtunën u luajtën Partizani–Teuta, që përfundoi 0-0, dhe Laçi–AF Elbasani, me rezultatin 1-1.

Dy ndeshjet e fundit të javës u zhvilluan mbrëmjen e së dielës paralelisht në orën 21:00. Vora fitoi 1-0 ndaj Dinamo City, ndërsa në “Arena Egnatia”, Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.

Pikërisht në “Arena Egnatia”, para nisjes së sfidës Egnatia–Tirana, u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e hapjes së sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Ceremonia u organizua në këtë ndeshje për shkak të angazhimeve të Egnatias në kompeticionet europiane.

Sezoni i ri i elitës së futbollit shqiptar u shoqërua me ceremoninë e hapjes në shtëpinë e kampionëve në fuqi, ndërsa Egnatia e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore bindëse ndaj Tiranës.

Teilen: