Josko Gvardiol ishte heroi i golit të fitores së Manchester City në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Bournemouth, ndeshje ku “citizens” fituan 2-1 në shtëpi. Trajneri Enzo Maresca, duke folur për tre pikët e tij të para, tha: “Të gjithë janë krenarë tani”.
“Ishte ndeshja hapëse e sezonit dhe e dimë sa e rëndësishme është, veçanërisht me të gjitha ndryshimet që kemi përjetuar në javët e fundit. Duhet ta shijojmë, e meritojmë dhe jam i lumtur me këto tre pikë“, tha trajneri italian.
“Çdo ndeshje është vendimtare, veçanërisht këtu në Angli. Do të thoja se gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Tani kemi një tjetër ndeshje përpara nesh, ndeshjen jashtë fushe kundër Crystal Palace, e cila do të jetë po aq e vështirë“, shtoi Maresca
Gvardiol, duke folur për golin e tij, tha: “Për të qenë i sinqertë, isha mjaft i sigurt se isha në një pozicion të mirë, por është e vështirë. Në ato momente, thjesht pret të shohësh vendimin e gjyqtarit… Jam i lumtur që në fund, goli u konfirmua nga VAR“.