Tuesday, 25. August 2026
Futboll

“Vinicius është në prag të… Askush nuk dëshiron një lojtar të tillë në klubin e tij”, ish-lojtari i Real Madrid me deklaratë të fortë kundër brazilianit

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid fitoi me shumë vështirësi 1-2 në transfertë ndaj Espanyol, në ndeshjen e tyre të parë në sezonin e ri në La Liga. Vinicius Junior nuk pati një paraqitje të mirë këtë ndeshje dhe për këtë arsye nuk kanë munguar kritikat ndaj tij.

Ish-lojtari i Real Madridit, portieri Santiago Canizares, shkoi aq larg sa tha se nuk ka klub që dëshiron një lojtar si Vinicius Junior.

“Pati një debat këtë verë. Ai kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, e shet ose jo. Çfarë të jep ai në futboll kundrejt asaj që të merr. E dini çfarë po ndodhte? Askush nuk e dëshiron atë.

Askush nuk dëshiron një lojtar të tillë në klubin e tij. Dhe nuk mendoj se ai ka pasur ndonjë ofertë. Real Madridi ka qenë i detyruar dhe i domosdoshëm të rinovojë kontratën e tij sepse sigurisht asnjë ekip nuk e ka kontaktuar atë ose agjentin e tij sepse askush nuk dëshiron një lojtar me këto karakteristika. Epo, po, ndoshta një ekip më i vogël… Newcastle. Vinicius është në prag të v*ekjes”, tha Canizares.

Teilen: