Islam Dudaev ka bërë historinë për Shqipërinë në Lojrta Mesdhetare Taranto 2026 pasi u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit në stilin e lirë në kategorinë deri në 74 kg. Mundësi dominoi edhe finalen ku mposhti Fati Vejseli të Maqedonisë së Veriut. Kjo fitore i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në këtë kompeticion.
Në podium u ngjit edhe Zelimkhan Abakarov që fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kg, në stilin e lirë. Në finale Abakarov u përball me turkun Ahmet Duman, por nuk ia doli dot mbanë që të kalojë kundërshtarin e tij që e fitoi këtë duel 4-2 dhe si pasojë edhe medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare 2026.
Teilen: