Shqipëria ka siguruar një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me mundësin Islam Dudaev që është shpallur kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.
Dudaev arriti në finalen e madhe, ku u përball me Fati Vejselin, mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Përballja nuk shkoi deri në fund, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk mundi të vijonte garën.
Kështu, medalja e artë i shkoi Dudaevit, duke i dhënë Shqipërisë një sukses të rëndësishëm në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Por bilanci i mundësve kuqezi në “Taranto 2026” nuk u ndal te ari. Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kilogramë, në stilin e lirë.
Abakarov arriti deri në finalen e madhe, ku u përball me turkun Ahmet Duman. Sfida për medaljen e artë përfundoi 4–2 në favor të Dumanit, duke e lënë Abakarovin me medaljen e argjendtë.
Dy medaljet e fituara nga Dudaev dhe Abakarov e ngjitin Shqipërinë në podiumin e Lojërave Mesdhetare dhe i japin një tjetër rezultat të rëndësishëm sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
