Pasi ka shitur Savinho dhe Marmoush, të dy drejt Tottenham, Manchester City po mendon të plotësojë menjëherë këto vende të lëna bosh. Sipas shtypit britanik, “Citizens” pritet të zyrtarizojnë blerjen e Allan Elias.
Bëhet fjalë për një sulmues anësor 22-vjeçar që luan me Palmeirasin në Brazil. Klubi anglez duket se i kishte marrë masat më parë dhe për Allan Elias do të paguajë 40 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Goditja e madhe e Manchester City në merkaton e kësaj vere është marokeni Ayoub Bouaddi, 18 vjeç. Për këtë lojtar u paguan 100 milionë euro te Lille, pasi ai konsiderohet si pasuesi i Rodrit në radhët e skuadrës së trajnerit Enzo Maresca.
Teilen: