Wednesday, 26. August 2026
Sport

Drenica nis sot aventurën evropiane në Futsal Champions League

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Drenica Futsal nis sot rrugëtimin në UEFA Futsal Champions League, duke përfaqësuar Kosovën në arenën evropiane.
Kampionët kosovarë zbresin në parketin e Sterbinszky Amália Sports Hall në Budapest, ku përballë do ta kenë skuadrën turke Sakarya Karasu 1933, në ndeshjen e parë të Raundit Preliminar.
Ndeshja nis nga ora 16:00.

Për Drenicën nis një tjetër sfidë e madhe ndërkombëtare, me synimin për ta përfaqësuar sa më denjësisht futsalin kosovar dhe për ta nisur aventurën evropiane me rezultat pozitiv.

Teilen: