Tuesday, 25. August 2026
Sport

Sirena arabe për Kristjan Asllanin, Al Jazira nis kontaktet me Interin për mesfushorin kuqezi

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi nga Abu Dhabi duket i interesuar seriozisht për lojtarin shqiptar që duhet të largohet nga zikaltrit deri në fund të merkatos.

Hapet një pistë arabe tek Interi në lidhje me Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i kthyer në skuadër pas huazimeve te Torino dhe Beshiktashi, nuk është më në planet e trajnerit Cristian Chivu, kështu që objektivi i drejtuesve zikaltër është për ta shitur përfundimisht para se të mbyllet ky sesion veror i merkatos.

Së fundi ka rënë poshtë pista e Monza-s dhe është hapur ajo jashtë Italisë. Në gjurmët e Asllanit është vënë Al Jazira, që ka filluar kontaktet me Interin për ta marrë mesfushorin në huazim.

Klubi zikaltër kërkon vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit. Asllani vlerësohet 10-12 milionë euro dhe ditët në vazhdim priten zhvillime konkrete.

Teilen: