Tuesday, 25. August 2026
Sport

FC Drita krijon ekipin B, garon në ligën e tretë

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi kampion i Kosovës FC Drita, nga ky stinor, në organikën e vet do të ketë edhe ekipin B, i cili do të fillojë të garojë nga Liga e Tretë e kampionatit të Kosovës.

Ky vendim vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen.

Synimi i FC Drita është që ekipi B, përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm, të ngjitet në vitet e ardhshme deri në Ligën e Parë të Kosovës.

Nesër, në zyrat e FFK-së, do të hidhet shorti për kalendarin e këtij edicioni.

Teilen: