Sunday, 4. October 2026
Futboll

Bouaddi rrëfehet pas transferimit te City: Një ëndërr të luaj këtu, do të jap gjithçka për trofetë

GS 27/08/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester City ka më në fund zëvendësuesin e Rodri. Ai është Ayyoub Bouaddi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht një lojtar i “qytetarëve”. Lojtari 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2031, dhe Lille, tashmë ish-skuadra e tij, do të marrë 95 milionë euro, plus 5 milionë euro në bonuse.

19-vjeçari bëhet transferimi më i shtrenjtë i një adoleshenti në historinë e Premier League, duke tejkaluar shumën prej 58.9 milionë eurosh që Manchester United pat paguar te Lille për mbrojtësin Leny Yoro në vitin 2024.

Pas transferimit, Bouaddi tha: “Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Manchester City është për mua klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr të jem këtu dhe të jem në gjendje ta quaj veten lojtar i City”.“Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke punuar shumë për t’u bërë lojtari më i mirë që mund të jem dhe për të arritur majën e lojës. E kam ndjekur City për shumë vite dhe e dua stilin e tyre të lojës”, shtoi marokeni.

“City gjithmonë përpiqet të luajë futboll cilësor. Dhe ata kanë provuar të jenë fitues – ky klub duket se është ndërtuar për të fituar. Skuadra është e klasit botëror dhe Enzo është një trajner i klasit të parë”, tha Bouaddi.

Më tej, ai tha: “Mezi pres të luaj në stadiumin Etihad, para të gjithë tifozëve. Kam shumë për të përmirësuar. Jam vetëm 1 vjeç. Jam i kënaqur me progresin që kam bërë deri më tani, por gjithashtu e di se mund të përmirësohem shumë”.“Ky është padyshim vendi më i mirë për ta bërë këtë. Ky klub kërkon trofe dhe unë do të jap gjithçka për t’u siguruar që të garojmë për çdo titull“, tha Bouaddi.

Teilen: