E ardhmja e Arijon Ibrahimoviqit te Bayern Muncheni nuk është aspak e sigurtë, pasi për 20-vjeçarin ka shumë skuadra të interesuara.
Së fundmi, në garë për shërbimet e Ibrahimoviqit është futur ekipi nga Serie A e Italisë, Atalanta.
Bëhet e ditur se Atalanta po synon transferimin e përhershëm të Ibrahimoviqit dhe është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij.
Thuhet së vëmendja e Ibrahimoviqit është te Bayerni, por lojtari është i hapur ndaj ofertave të përshtatshme për të luajtur në nivelin më të lartë.
Ibrahimoviq tek Atalanta po shihet si përforcim i mirë për sulmin dhe kjo javë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Ai këtë verë u kthye te Bayerni pas huazimit te Heidenheimi kurse në Itali ka qenë i huazuar te Lazio e Frosinone vite më parë.
Ibrahimoviq ka kontratë me skuadrën e Bayernit deri në verën e vitit 2028 por drejtuesit e klubit nuk kanë përjashtuar mundësinë e shitjes së tij para mbylljes së afatit kalimtar të verës.