Sportistët shqiptarë kanë qenë paraditen e sotme protagonist në dy disiplina të ndryshme në Lojrat Mesdhetare të cilat po zhvillohen në Taranto.

Kështu në disiplinën e qitjes me pistoletë me ajër në distancën e 10 metrave Shqipërinë e përfaqësoi Henri Rrufa, i cili mbylli garën e tij me 544 pikë, të cilat i lejuan të renditej i 17-ti mes 19 qitësve, të cilët konkuruan.
Provë jo e mirë ishte edhe gara e Even Qarrit, i cili ishrte pjesë e Baterisë 1 në disiplinën e notit me dy pendë në distancën e 50 metrave. Në këtë bateri Qarri përfundoi garën e tij në vendin e fundit me kohën 21.99, plot 2.97 sekonda pas liderit Ioannis Ioakeimidis (19.02). A.V.
Teilen: