Thursday, 27. August 2026
Sport

Ndeshje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pas shortit për fazën e ligës

GS 27/08/2026 2 Min. Lesezeit

Top-ndeshje do të zhvillohen në fazën e ligës në “Champions League”.

Shorti për fazën e ligës, që është faza kryesore dhe zëvendëson atë grupore, është tërhequr të enjten pasdite në Monako.

Në fazën e ligës paraqiten 36 skuadrat më të mira evropiane. Secila prej tyre i luan nga tetë ndeshje në fazën e ligës. Për short, skuadrat ishin të ndara në katër vazo të ndryshme. Dhe secili ekip ka nga dy kundërshtarë prej secilës vazo.

Fituesi në fuqi i Championsit, PSG, luan në shtëpi me Barcelonën dhe në udhëtim me Manchester City. Kundërshtarë tjerë të Parisit janë Roma, Aston Villa, Galatasaray, Villarreali, Slovan Bratislava dhe Como.

Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, luan me Arsenalin, Atletico Madridin, Real Betisin, Manchester Unitedin, Bodo/Glimtin, Lillen, Slavia Pragën dhe Vikingun.

Real Madridi luan me Interin,  Arsenalin, PSV-në, Romën, Leipzigun, Shakhtarin, LASK-un dhe AEK-un.

Kundërshtarë të Barcelonës janë Manchester City, Parisi, Aston Villa, Sportingu, Feyenoordi, Galatasaray, Como e Sabahu. 

Pos me Real Madridin dhe Bayernin, Arsenali luan me Dortmundin, Real Betisin, Lillen, Napolin, Sabahun dhe Slavia Pragën.

Ndeshjet e para të fazës së ligës janë më 8 shtator. Pas tetë xhirove avancojnë plot 24 skuadra. Tetë të parat në tabelë shkojnë direkt në një të tetën e finales. Ndërkohë skuadrat prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t avancojnë nga faza e ligës në plejofin e fazës nokaut.

Teilen: