Drita është eliminuar për të qenë për të dytën herë radhazi pjesë e grupeve të Conference League, pas humbjes në penallti në ndeshjen e dytë nga Inter Escaldes.
Në serinë e penalltive, Drita pësoi 4:2.
Të pasaktë nga pika e bardhë për skuadrën gjilanase janë treguar Kristal Abazaj dhe Igball Jashari.
Ndeshja gjatë nëntëdhjetë minutave po edhe gjatë vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta është mbyllur me rezultat 0-0.
Ndeshja e parë e luajtur në Prishtinë kishte përfunduar 2:2
Teilen: