Kampionia e Kosovës në futboll, Drita është eliminuar nga Inter d’Escaldes i Andorrës.
Kështu që, Drita këtë sezon nuk do të paraqitet në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Drita u eliminua pas dy ndeshjeve të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit 2:2, javën e shkuar në Prishtinë, Drita të enjten u mposht nga Inter d’Escaldes 4:2 pas penalltive.
Në fakt, fituesi u përcaktua nga pika e bardhë pasi koha e rregullt dhe dy vazhdimet nga 15-të minuta përfunduan pa gola.
Te Drita nga penalltia, dështuan Igball Jashari e Kristal Abazaj duke i mundësuar kundërshtarit ta fitoj ndeshjen dhe të siguroj pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës për sezonin 2026/27.
Drita nisi garat evropiane në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua për të vazhduar pastaj në kaulifikimet e Ligës së Konferencës.
Megjithatë, aventura e ekipit nga Gjilani nuk zgjati më shumë se deri në fazën “play-off”, ku u eliminua nga Inter d’Escaldes.