Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka nisur me fitore garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke triumfuar ndaj qipriotit Andreou Kyprianos në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Lufta ishte mjaft e barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje të vlefshme për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kalimin tutje.
Xhudisti kosovar u tregua i kujdesshëm gjatë gjithë përballjes dhe nuk lejoi që kundërshtari të krijonte rrezik serioz.
Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert, në një duel që pritet të jetë më sfidues për xhudistin kosovar.
Teilen: