Në Milano janë takuar dje drejtuesit e klubit bardhezi me agjentët e mesfushorit. Orë vendimtare, pasi për lojtarin ka konkurrencë.
Juventusi do patjetër Kessie dhe drejtuesit e tij kanë takuar ata që merren me interesat financiare të lojtarit. Në Continassa kanë bërë sërish llogaritë dhe janë ndalur tek oferta prej 3.5 milionë eurosh në sezon për një kontratë dyvjeçare.
Kessie joshet nga Juventusi dhe e ka vënë në plan të parë të preferencave të tij për të ardhmen. Klubi torinez e di vullnetin e lojtarit, ndërsa agjentët e mesfushorit po reflektojnë mbi ofertën ekonomike. Giovanni Carnevali ka shkuar deri aty sa nuk mund të bëjë më hapa përpara, edhe pse do t’i sjellë në ekip trajnerit Spalletti një profil me peronalitet.
Juventusi ka vendosur të “vërë bast” mbi operacionin “Kessie”, edhe në rast se nuk do të ketë ndonjë dalje nga mesfusha, shitje ose huazim. Por a do të mjaftojë? Lojtari, kampion me Milanin në Itali, është edhe në listën e përforcimeve të Romës, që ka në stol trajnerin që ngriti në karrierë, Gian Piero Gasperini. Tek Atalanta ai mori një Franck Kessie shumë të ri për ta transformuar në një lojtar të fashës së parë.
Dhe duket se Roma afron më shumë në këtë moment. Janë orë vendimtare sa i takon të ardhmes së mesfushorit dhe Juventusit.