Me Rafael Leao që përgatitet të zgjedhë destinacionin e tij të radhës (Aston Villa është në “pole position” para Galatasaray), Milan po shikon më larg dhe po kërkon në merkato një zëvendësim. Nuk është sekret që Amorim po kërkon një mesfushor sulmues.
Jean-Mattéo Bahoya, një organizator loje nga Eintracht Frankfurt, është emri i duhur, i futur në listën e ngushtë të kuqezinjve. 21-vjecari luan për ekipin e Francës U-21 dhe është i lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2029.
Sezonin e kaluar, ai luajti 37 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste. I vlerësuar me rreth 25 milionë euro, ai po shihet edhe nga klube të tjera të nivelit të lartë evropian, si Arsenal dhe Tottenham.
Ky nuk është i vetmi lojtar që po shqyrtohet nga Milan, pasi emri i talentit të Young Boys, Alvyn Sanches, është shfaqur tashmë ditët e fundit apo Omari Hutchinson, një sulmues i krahut që luan me Nottingham Forest.