Friday, 28. August 2026
Sport

Alvarez nuk del as sot në stërvitje me Atletikcn, Arsenali hedh hapin e radhës për sulmuesin argjentinas

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Julian Alvarez, siç ndodhi të mërkurën dhe të enjten, nuk mori pjesë as në seancën stërvitore të Atlético në Cerro del Espino ditën e sotme.

Një rast që vazhdon të bëhet edhe më i ndërlikuar ndërsa Atletiko tashmë e ka bërë të qartë, publikisht dhe privatisht, se ai nuk do të transferohet te Barcelona, siç ishte “ëndrra” e tij.

Nga ana tjetër Arsenali po pret që argjentinasi të vendosë për të ardhmen e tij.

Fabricio Romano ka bërë të ditur se “Topçinjtë” janë vërtetë të interesuar, por thjesht janë duke pritur dritën jeshile të Alvavezit për të nisur negociatat.

Teilen: