Friday, 28. August 2026
Sport

Conference League në RTSH/ Egnatia njeh 6 kundërshtarët në grup, nga Braga te dy skuadrat daneze

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Është hedhur sot në Monaco edhe shorti i Conference League, një tjetër kompeticion që vjen në ekranin e RTSH. Egnatia, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në këtë kompeticion, ka njohur 6 kundërshtarët.

Kampionët e Shqipërisë, që për herë të parë në histori kanë shkuar në grupet e një kompeticioni europian, do të ndeshen me Braga (Portugali), Midtjylland (Danimarkë), Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Arhaus (Danimarkë), Universitatea Craiova (Rumani) dhe Zalgiris Kaunas (Lituani).

Egnatia do t’i luajë ndeshjet e saj si skuadër pritëse në stadiumin “Air Albania” dhe jo në “Egnatia Arena). Rrogozhinasit do të zhvillojnë tri ndeshje në shtpi dhe konkretisht ndaj Zalgiris, Lincoln Red Imps dhe Midtjylland.

Ndeshjet e Egnatias nw Conference League

Egnatia–Midtjylland

Braga–Egnatia

Egnatia–Lincoln Red Imps

Universitatea Craiova–Egnatia

Egnatia–Zalgiris Kaunas

Arhaus–Egnatia

 

Teilen: