Saturday, 29. August 2026
Sport

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

GS 29/08/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Ozlem Yildiz nga Turqia.

Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca.

Laura në finale u mposht me Yuko nga Carlotta Avanzato nga Italiapor i solli Kosovës medaljen e argjendtë.

Kosova tashmë i ka pesë medalje, një të artë një të argjendtë e tri të bronzta.

Teilen: