Saturday, 29. August 2026
Sport

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

GS 29/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim boksierin Donjeta Sadiku e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kurti ka thënë se fitorja e Sadikut është historike dhe do të mbahet në mend gjatë.

“Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike. Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportiv”, ka shkruar Kurti.

Teilen: