Saturday, 29. August 2026
Sport

Lojërat Mesdhetare në RTSH/Kosova rrit numrin e medaljeve

GS 29/08/2026 2 Min. Lesezeit

Kosova shkëlqen përsëri në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa arrin në numrin gjashtë të medaljeve. Pikërisht në xhudo Laura Fazliu në peshën deri në 63 kilogram dhe Shpati Zekaj në peshën deri në 100 kilogram kanë çuar numrin e medaljeve në këtë disiplinë në pesë.

Laura Fazliu ishte e argjendtë, ndërsa në finalen e medaljes së artë është mundur ngushtësisht 0-1 nga italiania Karlota Avanzato. Më parë kishte mundur me skualifikim Jildiz të Turqisë dhe me Ippon francezen Bursas. Sakaq Shpati Zekaj ishte medalist i bronztë në peshën deri në 100 kilogram, ndërsa mundi me skualifikim algjerianin Benatia.

Në fazën me kualifikim direkt mundi me skualifikim Tomiç, u mund në raundin çerekfinal nga Ben Ghars, ndërsa në fazën me ripeshkim kaloi pa kundërshtar raundin e parë dhe në të dytin fitoi me Milonelis.

Në këtë mënyrë një medalje e argjendta e Laura Fazliut dhe katër të bronzta nga Fatjona Kasapi, Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpati Zekaj, si dhe dy vende të pesta nga Erze Munimoviq dhe Dardan Cena dhe Kosova përmbush qëllimin e saj në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare.

Ka ende shpresë për të tjera medalje në disiplina të tjera sportive, por deri më tani është në nivelet e prishtme paraqitja e Kosovës në “Taranto 2026”.

Teilen: