Pavarësisht shpenzimeve marramendëse në merkato, Tottenham i drejtuar nga Roberto De Zerbi po vuan shumë këtë fillim sezoni dhe në dy javët e para numëron zero pikë.
Pas humbjes 3-0 ndaj Brentford në javën e parë, sot Tottenham është mposhtur në fushën e vetë 0-2 nga Newcastle. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pjesa e dytë foli e gjitha për “Qymyrxhinjtë”.
Në minutën e 62-të, ishte Anthony Elanga i cili shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje fantastike brenda zonës, pas asistit të Amar Dedic. SHIKOGOLIN
Në minutën e 72-të, Yoane Wissa dyfishoi shifrat për “Qymyrxhinjtë” me një gol shumë të bukur, me gjysmë-rroveshatë, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit. Në minutën e 77-të, Dortmund mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Samuele Inacio. Italiani bëri një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit.