Nelson Hysa vijon të mbetet i pamposhtur, pasi mundi norvegjezin Thomas Narmo në një përballje mes dy peshave të rënda të pamposhtura.
41-vjeçari shqiptar e mbylli duelin në mënyrë spektakolare në raundin e dytë, në eventin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, në kuadër të ndeshjeve paraprake të mbrëmjes Moses Itauma – Filip Hrgović.
Hysa gjeti momentin e duhur me një goditje të fuqishme me të djathtën, e cila e rrëzoi Narmon në tapet. Norvegjezi u ngrit, por këmbët e tij ishin të paqëndrueshme dhe arbitri vendosi të ndërpresë menjëherë duelin.
Një tjetër fitore bindëse për boksierin shqiptar, që vazhdon rrugëtimin e tij në kategorinë WBO Global e peshave të rënda
Teilen: