Sunday, 30. August 2026
Sport

Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja”, përfundon rikonstruksioni i fushës me bar natyral

GS 30/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar rikonstruksioni i fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan, duke i shtuar një tjetër terren cilësor infrastrukturës sportive në vend.

Projekti ka përfshirë ndërtimin e bazamentit, sistemin modern të drenazhimit, depozitën e ujit dhe sistemin e vaditjes, ndërsa në fazën përmbyllëse u realizua edhe mbjellja e barit natyral.

Fusha tashmë është e përfunduar dhe do të jetë një prej terreneve që do të përdoren në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.

Krahas fushës, janë përmirësuar edhe ambientet e kompleksit, përfshirë dhomat e zhveshjes, duke krijuar kushte më moderne dhe funksionale për sportistët.

Ky investim i jep Elbasanit një tjetër terren bashkëkohor për zhvillimin e futbollit dhe është pjesë e punës së vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës sportive në funksion të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që do të zhvillohen në vend.

Teilen: