Superliga e Kosovës rikthehet këtë të diele me dy ndeshje të flakta.
Në orën 16:30 Vushtrria pret Dritën. Vendasit janë në krizë të thellë, pa asnjë pikë pas dy humbjeve dhe kërkojnë reagim urgjent para tifozëve, ndërsa Drita vjen me moral të lartë pas fitores 5:3 në ndeshjen e parë dhe me një fitore sot ngjitet direkt te kreu, pranë Malishevës dhe Gjilanit që kryesojnë me 7 pikë.
Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina përballet me Llapin.
Bardhë e kaltërit gjithashtu kanë vetëm një ndeshje të zhvilluar, fitoren 4:2, dhe kërkojnë fitoren e dytë për t’u afruar te liderët.
Në anën tjetër Llapi, ende pa pikë pas dy disfatave, kërkon pikët e para për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës.