Sunday, 30. August 2026
Sport

Gjermani/ Klopp viziton Bayern-in, takon për 20’ Kompany

GS 30/08/2026 1 Min. Lesezeit

Klopp asistoi nga shkallët e stadiumit të “Allianz Arena” të premten në mbrëmje në fitoren e madhe që arriti Bayerni në Bundesligë kundër VfB Stuttgart (5-1).

Por sot ishte koha për vizitën e tij zyrtare në qendrën stërvitore të klubit bavarez. Duke përfituar nga rasti se Kompany kkishte lajmëruar stërvitje me dyer të hapura për tifozët, komisari teknik i Gjermanisë vizitoi zyrtarisht klubin e Bayern-it.

Klopp mbërriti me humor të shkëlqyer në qendrën stërvitore. Ish-trajneri i BVB-së përshëndeti të gjithë ngrohtësisht në fushat stërvitore.

Sipas shtypit gjerman komisari teknik nuk u largua pa u takuar me trajnerin e skuadrës, Kompany. Thuhet se të dy kanë biseduar së bashku për gati 20 minuta. A.V.

Teilen: