Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.
29-vjeçari pritet t’i bashkohet gjigantit katalanas për rreth 10 milionë euro, plus bonuse, ndërsa testet mjekësore janë planifikuar për të hënën.
Jesus nuk bënte më pjesë në planet e Mikel Artetës dhe kishte mbetur jashtë skuadrës së Arsenalit në dy ndeshjet e para zyrtare të sezonit. Sezonin e kaluar, braziliani shënoi gjashtë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Pas dështimit për të transferuar Julian Alvarezin, Barcelona ka kthyer vëmendjen te Jesus, i cili pritet të vazhdojë karrierën në La Liga.
Teilen: