Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, po shijon momentin pozitiv në Premier League, me skuadrën e tij që ka arritur dy fitore në dy ndeshje të luajtura. Protagonist për “qytetarët” në këto dy sfida ka qenë Rayan Cherki.
“Performanca e tij për mua ishte shumë e mirë, jo për shkak të dy golave, por për shkak të mënyrës se si punoi pa top. Ai duhej të bënte presion, ai ishte në krye kur Palace kishte topin dhe mendoj se loja e tij ishte një lojë e plotë me top dhe pa top”, tha Maresca.
“Ne e dimë sa i mirë është ai, ne e dimë cilësinë që ka. Për momentin, ai po e ndihmon ekipin edhe me numrat në aspektin e asistimeve dhe golave dhe pa dyshim se ai do ta ndihmojë ekipin më shumë në të ardhmen”, shtoi italiani.
“Dy ndeshjet e para kanë qenë të vështira, por kemi ditur të reagojmë dhe t’i fitojmë ato. Duhet të ruajmë këtë ritëm, pasi së shpejti do të luajmë cdo tri ditë dhe na duhet të menaxhojmë sa më mirë lojtarët”, deklaroi Maresca.