Monday, 31. August 2026
Sport

Amedspori i Hasit kundër Trabzonsporit të Salahut

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Besnik Hasi po synon fitoren e tij të dytë si trajner këtë sezon në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Amedsporit, e cila po debuton në elitë.

Ekipi i Hasit do të ketë punë të vështirë në kuadër të xhiros së tretë, pasi e pret në shtëpi skuadrën e Trabzonsporit.

Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 20:30 kurse si Amedspori ashtu edhe Trabzonspori, janë në kërkim të fitores së dytë këtë sezon.

Amedspori ka tubuar tri pikë kurse Trabzonspori ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në sezonin e ri.

Tek ekipi i Hasit në formacionin startues pritet të jenë dy futbollistët e Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova dhe sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi kurse te Trabzonspori pritet që Ernest Muçi të luajë përkrah egjiptianit Mohamed Salah.

Në të njëjtën kohë, do të luhet edhe ndeshja tjetër e xhiros së tretë të kampionatit turk, ajo ndërmjet Beshiktashit dhe Corumit.

Teilen: