Francezi Bradley Barcola është futbollisti më i ri i Liverpoolit.
Liverpooli të hënën e ka zyrtarizuar transferimin e Barcolas.
“Të Kuqtë” i kanë paguar Paris Saint-Germainit 125 milionë euro për kartonin e sulmuesit francez.
23-vjeçari me Liverpoolin ka nënshkruar kontratë afatgjate.
Te klubi i madh anglez, sulmuesi i krahut do ta vesh fanellën me numër 29.
“Është një krenari e madhe të kem mundësinë të luaj për Liverpoolin. Jam shumë i lumtur. Jam vërtet i lumtur që më në fund mund të luaj për Liverpoolin. Gjithçka që dua është të jem në fushë dhe të kem mundësinë të luaj. Shpresoj të arrij gjëra shumë të mëdha. Para së gjithash, dua të fitoj Premier Leaguen, është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetë.Dua ta realizoj këtë ëndërr dhe të qëndroj në këtë skuadër për një kohë të gjatë”, u shpreh reprezentuesi i Francës.
Barcola me PSG-në zhvilloi 152 ndeshje, derisa kontribuoi me 39 gola dhe 37 asistime.