Me një postim në rrjetet sociale, Liverpuli ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Bradley Barcolasë nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e “Anfield”. Liverpuli do të paguajë 106 milionë stërlina (rreth 123 milionë euro) për anësorin, me klauzola shtesë që mund ta çojnë shifrën totale në 123 milionë stërlina (rreth 143 milionë euro).
Barcola bëhet kështu blerja e tretë e rëndësishme për trajnerin e ri të “Të Kuqve”, Andoni Iraola, gjatë kësaj dritareje transferimesh, pas Victor Munozit dhe Ronald Araujos.
Barcola bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Liverpulit, duke u renditur menjëherë pas transferimit rekord të Alexander Isakut nga Newcastle te “Të Kuqtë” për 125 milionë stërlina (145 milionë euro) verën e kaluar.