Edon Zhegrova ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite, e cila kapte vlerën e 10 milionë eurove në vit, duke zgjedhur të vazhdojë të jetë i fokusuar te Juventusi.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arlind Sadiku, i cili raporton se futbollisti i Kombëtares së Kosovës nuk është bindur nga oferta financiare.
Për Zhegrovën ka pasur interesim edhe nga disa klube evropiane, të cilat kanë shfaqur interes për ta marrë në huazim.
Megjithatë, dëshira e 25-vjeçarit mbetet që të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër”.
Sipas Sadikut, Zhegrova pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme të Juventusit ndaj Milanit.
Teilen: