Monday, 31. August 2026
Sport

Kukësi prezanton 7 afrimet e reja në skuadër

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Në orët e fundit të merkatos, Kukësi zyrtarizon plot 7 afrime të reja në skuadër. Mohamed Samoussy Fofana dhe Ibrahima Sory Bah janë dy futbollistë që klubi verilindor ka huazuar nga Konyaspori.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë zyrtarizuar edhe afrimet e sulmuesit Edmir Vidrica, mesfushorit Arbër Bushati dhe mbrojtësve Angjelo Rista, Moren Nogu, Isti Shahini.

Kategoria e Parë do të startojë më 5 shtator dhe Kukësi do të debutojë në shtëpi përballë Besëlidhjes.

Teilen: